Prefekti i Qarkut Durrës z. Roland Nasto mori pjesë në konferencën e organizuar nga Bashkia Durrës me temë “Trashëgimia Kulturore dhe Arkeologjike e Durrësit, e kaluara pjesë e zhvillimit të mëtejshëm të qytetit’’

Kjo konferencë vjen në kuadër të vitit Europian të Trashëgimisë Kulturore 2018, mbështetur dhe finacuar nga Bashkimi Europian në kuadër të projektit “Bashkitë për në Evropë”, realizuar  në ambjentet e Muzeut Arkeologjik Durrës.

Pjesëmarrës në këtë konferencë ishin: Nenkryetari i Bashkisë Durrës Florian Tahiri, Shefja e Seksionit Ekonomik, Politik dhe Informativ pranë Delegacionit të BE, Monika Bylaite; Drejtori i Përgjithshëm i AMVV Bekim Murati, Drejtori i Përgjithshëm i APD Afrim Bakaj, Drejtori i DRKK Patriot Beqaraj etj.

Qëllimi i kësaj konference ishte ruajtja e qyteteve historike dhe integrimi i tyre në infrastrukturën dhe nevojat e jetesës bashkëkohore si dhe zhvillimi i turizmit.

Kendi i BE, pjesë e Projektit “Bashkitë për në Evropë”, projekt ky që financohet nga Delegacioni i Bashkimit Evropian në bashkëpunim me Qeverinë Shqiptare dhe po implementohet në të 61 Bashkitë e Shqipërisë  Këto zyra tashmë do të quhen “Njësitë e Integrimit dhe Ndihmës së Huaj”. Nëpërmjet këtyre zyrave Bashkimi Evropian do ti mundësojë të gjithë qytetarëve marrjen e informacionit mbi njohuritë, politikat dhe çfarë ofron Bashkimi Evropian, si dhe ngritjen e kapaciteteve të Administratës Publike për përthithjen e fondeve të BE dhe koordinimin e punës me Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe Ministrinë e Brendshme për plotësimin e të gjithë kapitujve të integrimit ku pushteti vendor është i përfshirë.