Prefekti i Qarkut Durrës pati kënaqësinë të mirëpresë në një vizitë kortezie  Ministrin e Drejtësisë të Republikës së Austrisë, z. Josef Moser.

October 7, 2018

Prefekti i Qarkut Durrës pati kënaqësinë të mirëpresë në një vizitë kortezie  Ministrin e Drejtësisë të Republikës së Austrisë, z. Josef Moser, i cili ndodhet në vëndin tonë  në kuadër të Nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit Shqipëri-Eurojust si  dhe  Forumit Ministerial BE – Ballkani Perëndimor për çështjet e Drejtësisë dhe Sigurisë, nisëm e Presidencës Austriake të Këshillit të Bashkimit Europian.

Prefekti falënderoj Ministrin Moser për mbështetjen e ofruar në hapat e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian dhe për kontributin e vyer të dhënë gjatë këtyre diteve për një event kaq të rendësishëm për vendin tonë.

Prefekti  vlerësoj maksimalisht këtë vizitë dhe e njohu Ministrin Moser  me vlerat historike, arkeologjike, kulturore, turistike të gjithë qarkut, duke u ndalur veçanërisht në fushën e turizmit, llojet e turizmit që ofrohen, jo vetëm plazhet e mrekullueshme  por edhe turizmin arkeologjik, kulturor etj. Ai gjithashtu deklaroi se turizmi tashmë shihet si një prioritet i cili synon nxitjen e investimeve vendase dhe të huaja.

Z.Moser shfaqi  mjaft interes për qytetin e Durrësit dhe atë çka ofron ky qytet veçanërisht përsa i përket kulturës, traditave, sektorit ekonomik dhe atij të turizmit.  

Më pas u zhvillua një vizitë në Muzeun Arkeologjik të qytetit, në Amfiteatrin dhe në monumente të tjera antike të qytetit.