Prefekti i Qarkut Durrës Z. Roland Nasto priti në një vizitë kortezie Atasheun e ri ushtarak të Republikës së Turqisë të akredituar në vendin tonë Kolonel Şakir Cumhur Somer

Prefekti i Qarkut Durrës Z. Roland Nasto priti në një vizitë kortezie Atasheun e ri ushtarak të Republikës së Turqisë të akredituar në vendin tonë Kolonel Şakir Cumhur Somer së bashku me zëvendës Atasheun ushtarak kapiten Adem Turksoy.

Prefekti falënderoi Atasheun Turk për vizitën  dhe i uroi atij suksese në detyrën e re si dhe shprehu vlerësimet për mbështetjen e gjithanshme të dhënë nga ana e tyre deri tani në fusha të ndryshme si, në fushën e edukimit, trajnimit, logjistikes, shëndetësisë dhe vevojave të veçanta në dobi të sigurisë dhe paqes. Prefekti i njohu ata hollësisht me vlerat historike, arkeologjike, kulturore dhe turistike të gjithë qarkut. Kolonel Somer falënderoi Prefektin për pritjen dhe shprehu angazhimin e tij për të mbështetur më tej këtë institucion duke zgjeruar me tej bashkëpunimin dypalësh. Gjatë takimit të dy bashkëbiseduesit shprehën besimin dhe dëshirën e vijimit dhe forcimit të mëtejshëm të bashkëpunimit midis dy strukturave homologe dhe ndanë bindjen se marrëdhëniet e bashkëpunimit ndërmjet tyre  do të vazhdojnë të shënojnë progres edhe në të ardhmen. Gjatë takimit të zhvilluar u shkëmbyen dhurata simbolike,