Trajnim i Organizuar nën kujdesin e Institucionit të Prefektit të qarkut Durrës në kuadër të komponentit B të Programit PRO NEWS mbështetur nga Delegacioni i BE-së në Shqipëri.

Trajnim i Organizuar nën kujdesin e Institucionit të Prefektit të qarkut  Durrës në kuadër të komponentit B të Programit PRO NEWS mbështetur nga Delegacioni i BE-së në Shqipëri. Në këtë trajnim ishin të pranishëm përfaqësues në nivel  qëndror dhe vendor të Emergjencave Civile që operojnë në qarqet Durrës, Tiranë, Elbasan, Fier,  përfaqësues nga Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile (DPEC) dhe aktorë të tjerë të përfshirë në Planifikimin e Emergjencave së bashku me Partnerët e Konsorciumit (DPC, CIMA, REC). Qëllimi i këtij trajnimi lidhet me operacionalitetin e planeve të emergjencave ne nivel Prefekture  për të promovuar dialogun mes grupeve të interesit dhe aktorëve vendorë që operojnë në fazat e paralajmërimit të hershëm dhe në institucionet e monitorim-përgjigjes përgjatë ciklit të mënaxhimit të riskut nga përmbytjet dhe fatkeqësitë. Prezantimi i versionit përfundimtar të Udhëzimeve për Planifikimin e Emergjencave në nivel Prefekture, përgatitur nga grupi i ekspertëve të programit (CIMA dhe REC), në bashkëpunim të ngushtë me përfaqësuesit e Prefekturave të Shqipërisë, përgjegjës për emergjencat civile. Nëpërmjet prezantimeve dhe sesioneve interactive, pjesëmarrësit patën mundësi të rishikojnë planet për të verifikuar kohezionin e plotë të strukturës së tyre me udhëzimet e PRO NEWS duke vazhduar më pas me zhvillimin e një modeli të koordinuar për aktivizimin e fazave operacionale dhe identifikimin e shkaktarëve të mundshëm – si në fazën e parashikimit dhe të monitorimit – në dispozicion të sistemit të Mbrojtjes Civile të Shqipërisë.

Prefekti në fjalën e tij nënvizoj paraqitjen e menjëherëshme të planeve të detajuara të hartuara nga bashkitë pranë Institucionit të Prefektit, për të bërë të mundur ngritjen e një strukture të përbashkët korrekte përmbledhëse. Përgjatë muajt shtator e në vazhdim janë planifikuar të organizohen disa takime rajonale për të finalizuar modelimin e Planeve të Emergjencave.