Mbi masat e marra për përballimin e situatave emergjente të sezonit vjeshtë – dimër 2018.

Dt: 12.09.2018 Në instiitucionn e Prefektit të Qarkut Durrës u zhvillua takimi  Mbi masat e marra për përballimin e situatave emergjente të sezonit vjeshtë – dimër 2018.

Në prag të reshjeve të para dhe ardhjes së  Sezonit të Vjeshtës  u bë një paraqitje e mundshme e situatës, ku u  kërkua  gadishmëri dhe bashkëpunim ndërmjet të gjithë aktorëve mbi marjen e masave parandaluese dhe përgatitore, për të përballuar pa pasoja të gjitha situatat e emergjente që mund të krijohen gjatë kësaj periudhe .

Nga të tre Bashkitë Durrës Shijak dhe Krujë po merren masa paraprake për pastrimin e kanaleve të dyta dhe të treta në të gjitha Njësitë Administrative.

Është tërhequr vëmëndja për të ndjekur hap pas hapi punimet që po kryhen nga Ndërmarja Rruga dhe forcimi i bashkëpunimit për të vepruar sa më shpejt në ato segmente kanalesh që ata e shohin të domosdoshme dhe nevojshme.

U përcaktuan detyra konkrete për secilin nga kryetarët e Njësive Administrative të cilët duhet të ndjekin punimet e kanaleve të para nga Ndërmarja Rajonale e Ujitjes dhe Kullimit.

Gjithashtu një vëmëndje e veçantë duhet të përqëndrohet në rezervuarët dhe ujëmbledhësit që kanë në teritorin e Njësive Administrative dhe në dhënien e  informacionit  të herë pas hershëm për masat e marra dhe situatat e krijuara  për ti paraprirë sezonit të shirave.