Operacioni i shuarjes së zjarrit Dt 24/08/2018

Prefekti i Qarkut Durrës Z. Roland Nasto mori pjesë  në  organizimin e  operacionit të shuarjes së zjarrit  i cili ka rënë gjatë pasdites  së datës 24/08/2018 pranë ish Radiostacionit të Shijakut.

Ky operacion u drejtua nga efektivët e shërbimit zjarrfikës  të stacioneve Shijak dhe Durrës.  Me ndihmën e këtyre strukturave është bërë e mundur izolimi i zjarrit masiv. Në vendngjarje gjithashtu ishin  të  pranishëm: Nënkryetari i Bashkisë Shijak, Z.Ilmi Gjergji dhe efektivë të policisë me në krye Shefin e Krimeve për hetimin e plotë të ngjarjes. Një gadishmëri të lartë në operacion  treguan  stacionet  zjarrëfikëse të bashkive kufitare, Vorë, Kamëz si dhe Stacioni zjarrëfikës pranë Autoritetit Portual Durrës. Në terren për shuarjen e flakëve  u angazhuan 11 mjete shpëtimi, si dhe 48 forca zjarrfikëse.

Zjarri kishte përfshirë një sasi të madhe toke, sipërfaqja e të cilës shkon në 55 ha.  Forcat që morën pjesë në operacion luftuan me flakët, duke vënë nën kontroll zjarrin pavarësisht vështirësive të hasura operacioni përfundoj me sukses.

Prefekti theksoi se falë angazhimit të efektivëve të shërbimit zjarrfikës, bashkëpunimit të shkëlqyer mes punonjësve të pushtetit vendor të cilët erdhën në ndihmë të situates dhe falë përpjekjeve dhe bashkëpunimit të të gjitha forcave, u arrit që zjarri të vihej në kontroll të plotë, duke  bërë të mundur shmangien e rrezikut.

Gjithashtu Prefekti u bën thirrje qytetarëve të mos krijojnë situata të tilla, pasi zjarri është vënë me qëllim. Policia e Shtetit po ndihmon në zbardhjen e situatës dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore autorët e zjarrvënies