Dt:25.04.2018 Takim me Tryezën Teknike (KRAT-i)

Në bazë të planit të veprimit të  KRAT 2018,  Prefekti i Qarkut dhe Kryetari i Tryezës Teknike organizuan  një takim me anëtarët e Tryezës Teknike (KRAT-i), si dhe aktorë të tjerë antitrafik të qarkut tonë, të cilët u fokusuan në koordinimin e aktiviteteve dhe problematikat kryesore që kanë të bëjnë me:

  • Vlerësimin e situatës deri tani kundër trafikimit të personave.
  • Numri i viktimave të trafikimit.
  • Situata e grupeve vurnerabel kryesisht e atyre që marin ndihmë ekonomike dhe punësimi i tyre.
  • Problemi i fëmijeve në situatë rruge dhe masat që do meren në prag të sezonit turistik.
  • Realizimi i aktiviteteve sensibilizuese dhe ndërgjegjësuese në bazë të planit të veprimit .

Sekretari i Përgjithshëm  Z. Shyqyri Ballgjini në cilësinë e kryetarit të Tryezës Teknike në fjalën e tij  bëri një përmbledhje dhe një vlerësim të situatës në qarkun tonë për këtë periudhë, duke theksuar përpjekjet e vazhdushme që janë bërë nga të gjitha strukturat anëtare në luftën kundër  trafikimit të personave. Ai theksoj së çelësi i suksesit qëndron në bashkërendimin dhe koordinimin e punës midis të gjithë aktorëve pjesmarrës. Përfaqësuesit e institucioneve të përfshira  raportuan mbi  zbatimi i planeve te veprimit të hartuara, bashkëpunimet dhe rezultatet e arritura në luftën kundër trafikimit për periudhën janar – prill 2018. Të pranishmit diskutuan për problematikat e tyre por dhe për masat e mara për realizimin me sukses të planeve të veprimit.

Fëmijët në situatë rruge ishte një aspekt i ndjeshëm që u diskutua në këtë tryezë teknike. Në sezonin turistik ky fenomen  theksohet për shkak edhe të fluksit të fëmijëve që lypin të ardhur  nga qytete të tjera. Për këtë arsye gjatë fjalës së tij z. Ballgjini vuri në dukje se ky feneomen nuk duhet të përsëritet dhe për këtë duhet një program masash që para fillimit të sezonit turistik ku të përfshihet dhe një takim me strukturat e qyteteve nga të cilat vijnë këta fëmijë. Në lidhje me punësimin e shtresave në nevojë përfaqësuesja e Zyrës së Punës bëri një panoramë të detajuar të rasteve që më pare trajtoheshin me ndihmë ekonomike të cilët janë pritur, intervistuar duke vlerësuar aftësitë e tyre të punësueshmërisë me qëllim integrimin e tyre  në tregun e punës .Një pjesë e tyre janë orientuar drejt vendeve të lira të punës dhe një pjesë tjetër drejt formimit profesional.

Çështje tjetër që u diskutua në këtë takim ishte dhe hartimi i kalendarit të aktiviteteve ndergjegjësuese dhe sensibilizuese.