Dt: 04.04.2018 Takim me Zv. Ministren e Brendshme Z. Rovena Voda.

April 4, 2018

Zv. Ministria e Brendshme Z. Rovena Voda zhvilloi sot një takim në Institucionin e Prefektit të Qarkut Durrës.

Qëllimi i këtij takimi ishte në kuadër të realizimit dhe organizimit  të një sërë takimeve nga afër me institucionet në varësi të Ministrisë së Brenënçme në qark. Disa nga prioritetet që theksoi Zv.Ministria për këtë muaj e në vazhdimësi ishin:

  • Antikanabisi.
  • Lufta kundër krimit të organizuar – Task Forca Vendore.
  • Policimi në komunitet.
  • Shërbimet ndaj qytetarëve.
  • Masat për sezonin turistik 2018.

Prefekti në këtë takim vlerësoi me shumë prioritet pikat e lart përmëndura dhe vuri theksin gjithashtu në punën që po kryen institucioni i Prefektit në bashkëpunim me Bashkitë dhe Degët Territoriale në qark.

Duke vazhduar më tej një rëndësi të veçantë Zv. Ministria Voda i kushtoi vlerësimit për sa i përket kushteve të punës, infrastrukturës, logjistikës, kapacitetit të burimeve njerëzore në Institucionet në varësi të Ministrisë së Brençme në funksion të integritetit të punonjësve dhe rritjes së performancës në punë.

Zv. Ministria theksoi se krijimi i një Baze të Dhënash mbi kushtet e punës në këto institucione do të ishte tepër i nevojshëm për tu  plotësuar me fakte reale të cilat do ti vinin në ndihmë këtij proçesi që kemi nisur për të parë se ku jemi për të evidentuar problematikat e mundshme dhe  për të gjetur zgjidhje sa me praktike.

Zv. Ministria e Brendshme u shpreh se do të ofroj të gjithë mbështetjen e nevojshme logjistike ne përmirësimin e infrastrukturës dhe kushteve të punës të cilat ndikojnë drejtpersëdrejti në produktivitetin dhe kualitetin e ofrimit të shërbimeve përkatëse ndaj qytetarëve.