Dt: 19.03.2018 Mbi marrjen e masave për përballimin e Emergjencave Civile.

Ashtu siç ishte parashikuar, dita e sotme ka nisur me reshje intensive shiu të cilat kanë përkeqësuar situatën në Qark. Nisur nga situata e rënduar si pasojë e rreshjeve me intensitet të lartë, Prefekti i Qarkut Durrës së bashku me sektorin e Emergjencave Civile inspektuan  dhe po ndjekin  nga afër situatën në terren në disa nga zonat më problematike për të evidentuar dëmet e krijuara. Si rrjellojë u evidendentuan këto probleme:

  1. Bllokimi i rrugëvë në qytetin e Durrësit në lagjet Nr. 1,4,8,12,14 dhe 15. Aktualisht të çbllokuara.
  2. U ndërpre proçesi mësimor pothuajse në të gjitha shkollat e qytetit të Durrësit. Në dy shkolla të qytetit “Met Hasa” dhe “Qemal Mici” u bë evakuimi i personelit të nxënësve, nëpërmjet forcave zjarrfikëse të Bashkisë Durrës dhe Autoritetit Portual Durrës.
  3. Kemi patur rrëshqitje dheu në kodër Vilë në zonën e Currilave, ku aksi rrugor i krahut të djathtë ishte i bllokuar nga dherat. Po punohet për normalizimin e situatës dhe zhbllokimin e rrugës. Gjithashtu kemi shkarje dherash në Nj.Administrative Rrashbull në fshatin Shkallnur dhe në Nj.Administrative Gjepalaj kemi shkarje dherash.
  4. Pesë familje në Nj.Administrative Sukth në lagjen Erzen kanë prani uji nga reshjet.
  5. Hidrovori i Porto Romanos punon me kapacitet maksimal. Niveli i ujit nga pika kritike është 30 cm.
  6. Lumenjtë Erzen dhe Ishëm janë duke u fryrë. Aktualisht situata po ndiqet dhe monitorohet. Per momentin nuk ka probleme.
  7. Rezervuarët dhe ujë mbledhësit vazhdojnë të shkarkojnë ujë sipas udhëzimeve të marra nga ne.

Gjatë gjithë kohës sektori i Emergjencave pranë Prefektit të Qarkut ka qënë në gadishmëri të plotë. Ky sektor ka mbajtur kontakte të vazhdueshme për informimin e situatës dhe marjen e masave konkrete. Situata është nën kontroll, të gjithë strukturat janë në gadishmëri të plotë. Prefektura e Qarkut dhe të gjithë strukturat përgjegjëse po punojnë për të menaxhuar këtë situatë duke vepruar konkretisht në normalizimin e saj.

Prefekti së bashku me forcat e gadishmërisë si dhe me institucionin e tij, në çdo moment do të monitorojë çdo rast të mundur emergjent për t’i ndenjur pranë komunitetit dhe për t’i ndihmuar ata.