Dt:13.03.2018 Trajnim mbi përdorimin e fikseve të zjarrit.

March 13, 2018

Në mbështetje të Ligjit. Nr.152/2015 “Për Shërbimin e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin”, Neni 48 pika C dhe D,  i cili  përcakton qartë subjektet të cilët kanë për detyrë të garantojnë sigurinë e punonjësve dhe personave të tjerë të pranishëm në vendin e punës gjithashtu vendos rregulla të forta për ruajtjen e dokumentave.

Në këtë kuadër Institucini i Prefektit të Qarkut Durrës ka realizuar proçesin e vlerësimit të rreziqeve të zjarrit, në ambjentet ku ushtron aktivitetin administrata tij, me qëllim identifikimin e masave të duhura për parandalimin dhe mbrojtjen nga zjarri  dhe zhvillimin e një programi ku përfshihen masat e nevojshme për të përmirësuar nivelin e sigurisë në të ardhmen .

Administrata e Institucionit të Prefektit të Qarkut Durrës, tashmë ka në mjediset e punës shtatë pajisje për fikjen e zjarrit. Për një ambjent pune të sigurt  punonjësit u trajnuan dhe morën njohuritë e domosdoshme  për përdorimin e mjeteve të mbrojtjes nga zjarri gjithashtu  u ngritën dhe dy skuadra të gadishmërisë si dhe u hartua  plani për përballimin e situatave  emergjente. Njësia e zjarrëfikseve ka konkretizuar për të pranishmit përdorimin e këtyre paisjeve.

Më pas Institucioni i Prefektit u pajis me çetifikatën e mbrojtjes kundra zjarreve.