Dt: 12.03.2018 Mbledhje Task Forca Anti Kanabis

Nën kujdesin e Prefektit të Qarkut Durrës z.Roland Nasto u zhvillua mbledhja në kuadër të masave të ndërmara në zbatim të detyrave që rrjedhin nga krijimi i Task Forcës kundër kultivimit dhe trafikimit të kanabis.

Në këtë mbledhje morën pjesë përfaqësues të Njësive të Vetëqeverisjes Vendore dhe drejtues të degëve territoriale të përfshira në këtë task forcë, si dhe Zv. Drejtoresha e Përgjithshme e Policisë së Shtetit  znj. Aida Hajnaj.
Prefekti i Qarkut Durrës z. Roland Nasto, në cilësinë e Drejtuesit në nivel Qarku të kësaj Task Force bëri një prezantim të hollësishëm të situatës aktuale dhe punës së bërë deri tani në drejtim të sensibilizimit, parandalimit, zbulimit dhe goditjes së këtij fenomeni.

U theksua fakti se çelësi i suksesit qëndron në dhënien e informacionit të saktë në kohë reale, kontrollin e territorit, bashkëpunimin dhe bashkërendimin e veprimtarisë së të gjithë aktorëve dhe strukturave përkatëse duke e konsideruar Strategjinë Kombëtare Kundër Kultivimit dhe Trafikimit të Bimëve Narkotike prioritetin tonë.

Sot kemi përpara një sfidë të cilën do ta fitojmë me kontributin e gjithësecilit nga ne duke vënë përpara përgjegjësisë ligjore të gjithë ata që kultivojnë dhe trafikojnë bimë narkotike, por në të njëjtën kohë dhe ata që nuk kryejnë detyrat dhe përgjegjësitë e tyre në drejtim të luftimit të këtij fenomeni.
Në mbyllje të saj Prefekti i Qarkut z. Roland Nasto kërkoi më shumë përgjegjësi nga secili prej institucioneve në drejtim të realizimit të detyrave të ngarkuara, duke filluar me:
1. Zbatimin e Plan veprimeve.
2. Realizimin e raporteve javore.
3. Përmbushjen e objektivave në afat.
Ai theksoi se Institucioni i Prefektit është i ngarkuar me administrimin dhe monitorimin e planeve të veprimit të institucioneve të përfshira në Task Forcën Vendore, dhe se puna e kësaj Task Force do të përcillet cdo javë dhe muaj në Task Forcën Qëndrore.

U përcaktuan detyrat me masa konkrete për 2018 dhe u shpreh bindja se në sajë të një pune këmbëngulëse dhe me përkushtim si dhe bashkëpunimin e të gjitha strukturave të përfshira do të arrihet objektivi i vënë për luftën ndaj këtij fenomeni.
Pjesëmarrësit diskutuan për rolin e tyre në këtë Task Forcë, për bashkëpunimin që duhet të kenë ndërmjet institucioneve të tyre etj.