Dt: 07.03.2018 Takim i zhvilluar në kuadër të festës së 7 Marsit.

Në këtë ditë të veçantë, Prefekti i Qarkut Durrës priti në një vizitë  nxënës dhe mësues të Kolegjit jopublik “Turgut Ozal” të shoqëruar nga Drejtori i këtij kolegji Z.Tuncer Tiryaki.

Prefekti i Qarkut  gjen rastin të uroj të gjithë mësuesit e Qarkut Durrës Gezuar 7 Marsin!!!

Të nderuar e të respektuar mësuesit  tanë, në këtë ditë dëshirojmë t’ju falenderojmë e t’ju shprehim mirënjohjen tonë për frymën e përkushtimit, punën  tuaj  të  palodhur, dhe kontributin tuaj të madh që keni dhënë  e do të jepni në  mësimin  dhe edukimin e  brezave…

Ju urojmë suksese në detyrën tuaj fisnike!!!