Dt: 06.03.2018 Analiza mujore mbi aktivitetin e Institucionit të Prefektit të Qarkut Durrës për muajin shkurt 2018.

March 6, 2018

Nën drejtimin e Prefektit të Qarkut Durrës Z.Roland Nasto u zhvillua analiza mujore mbi aktivitetin dhe veprimtarinë e Institucionit të Prefektit për muajin shkurt 2018. Analiza pasqyroi në detaje të gjithë treguesit e punës, bazuar në planin e punës së Institucionit dhe objektivat e qeverisësë.

Në këtë takim morrën pjesë shefat dhe specialistët e sektorëve. Çështjet kryesore që u trajtuan gjatë kësaj analize përfshinë kryesisht punën e rëalizuar dhe problematikat e evidentuara në këtë periudhë kohore.  Më pas, shefat dhe specialistët e sektorëve diskutuan mbi ecurinë e deritanishme në zbatim të detyrave të planifikuara dhe nivelet e arritura. Në përfundim Prefekti, pasi vlerësoi arritjet dhe punën e bërë nga personeli, vuri theksin në  rëndësinë që i duhet kushtuar përcaktimit të objektivave për të ardhmen. U dhanë rekomandimet e duhura me qëllim  përmirësimin e mëtejshëm të punës dhe performancës në çështjet të cilat kërkojnë përkushtim dhe angazhim nga të gjitha strukturat.