Dt 05.03.2018 Takim Seminar Trajnues për përballimin e Emergjencave Civile në Qark.

March 5, 2018

Duke marrë shkas nga përmbytjet dhe ngjarjet e vitit të kaluar sot më dt 05.03.2018  pranë Institucionit të Prefektit të Qarkut Durrës u organizua një takim trajnues ku morën pjesë Shefat e Emergjencave civile  të tre  Bashkive: Durrës, Shijak, Krujë  si dhe Specialistët  që lidhen drejtpërdrejt  me përballimin e situatave emergjente në Qark.

Prefekti i Qarkut Durrës z. Nasto përmes një prezantimi të detajuar të situatës së kaluar të emergjencave dhe problematikave të hasura, bëri një përcaktim të hollësishëm të detyrave të specialistëve të Emergjencave Civile. U  kërkua gadishmëri absolute dhe bashkëpunim ndërmjet të gjithë institucioneve për të përballuar të gjitha situatat emergjente që mund të krijohen. Në këtë takim, Prefekti  nënvizoj faktin që të gjithë strukturat duhet të veprojnë dukë analizuar punën e tyre, problematikat e dala, të hartohen  plane konkrete të gadishmërisë duke duke monitoruar territorin dhe bashkërenduar punën për të ndërhyrë në kohë dhe shpejtësi për çdo ngjarje emergjente që mund të krijohet në të ardhmen. Prefekti theksoi rëndësine e rivlersimit të masave, rritjes së sensibilizimit institucional dhe qytetar me qëllim parandalimin e situatave por edhe përballimit me efiçensë të situatave që mund të shfaqen. Sektori i Emergjencave  Civile kërkon  vëmendje dhe angazhim në përcaktimin e detyrave përkatëse funksionale sipas rolit dhe përgjegjësisë dhe sipas kontekstit të ngjarjes, në mënyrë që  situatat problematike në vijim  të na gjejnë  në kushte sa më optimale. Një tjetër pikë e rëndësishme ku Prefekti u ndal janë problematikat që paraqesin Rezervuarët dhe Ujëmbledhesit. U lanë detyra  për marjen e masave, monitorimin dhe  mbajtjen e tyre në kontroll të vazhdueshëm për periudhën në vijim.

 

Prefekti la detyra konkrete për secilin nga institucionet si:

  • Rritje të fleksibilitetit i cili ka të bëj me aftësinë për të menaxhuar këto fatkeqësi dhe pasojat e tyre.
  • Duhet të krijohen mundësitë e zhvillimit dhe mirëfunksionimit të strukturave përkatëse të Emergjencave Civile.
  • Të kemi një plan të integruar veprimi midis aktorëve.

Rishikimi i planeve të gadishmërisë:

  • Plani i gadishmërisë së Bashkisë;
  • Plani i gadishmërisë i Njësisë Administrative;

Rishikimi i tabelës së pikave të kontaktit:

  • Kërkoi informacion të herë pas hershëm për masat e marra dhe situatat e krijuara.
  • Raportimi në kohë i çdo situate emergjente.
  • Të gjithë punonjësit e emergjencave civile në Bashki/Njësi Administrative të mbajnë celular të hapur 24/24 dhe të raportojë në kohë reale për çdo rast emergjent.
  • Evidentimi i të gjithë mjeteve që disponojnë Bashkitë dhe Njësitë Administrative.
  • Plani për ndërhyrje i strukturës së zjarrfiksave për çdo rast emergjent.

 

Ky takim do të pasohet dhe nga takime të tjera, trajnuese dhe analitike për situatat e Emergjencave Civile. Rëndësia e bashkëpunimit konkret, shkëmbimit të informacionit sipas skemës në kohën e duhur do të bëj të mundur përballimin me efiçensë të çdo situate që mund të shkaktohet gjatë kësaj periudhe.