Analiza Vjetore e Institucioniit të Prefektit të Qarkut Durrës.

Më datë 14.02.2018, është zhvilluar analiza e punës 1-vjeçare e Institucioniit të Prefektit të Qarkut Durrës. Analiza vjetore u hap me fjalën prëshëndetëse të Prefektit z. Roland Nasto i cili falenderoj stafin e tij për angazhimin  e  tyre  maksimal në realizimin e detyrave të ngarkuara. U bë një pasqyrë e plotë e punës së të gjithë sektorëve të Prefekturës në lidhje me zbatimin dhe realizimin e objektivave të vendosura në fillim të vitit. U theksua angazhimi i punonjësve në zbatimin e detyrave në bazë të Ligjit të Prefektit, një vëmëndje e veçantë ju kushtua dobësive të shfaqura të cilat meritojnë një përkujdesje në përmirësimin dhe rritjen e performancës në mardhënie me qytetarët dhe zgjidhjen e problemeve të konstatuara. Viti që mbyllëm, natyrshëm na vendosi përpara sfidave, përballimi i të cilave kërkoi:  Drejtim, Administrim, Manaxhim, Implementim dhe Kapitale njerëzore të mjaftueshme dhe të domosdoshme veçanërisht në përballimin e emergjencave civile dhe në vazhdimin e ndihmës ndaj familjeve të prekura. Edhe në të ardhmen, sfida jonë e përhershme do të vijojë të mbetet arritja dhe ruajtja e standardeve në përmbushjen e objektivave të vendosura nga Qeveria Shqiptare.

Gjatë vitit 2017 institucioni i Prefektit të Qarkut Durrës e ka përqëndruar punën e tij në këto prioritete kryesore:

  • Përforcimi i urave lidhëse mes institucionit të Prefektit dhe komunitetit me qëllim rritjen e cilësisë së shërbimeve ndaj qytetarëve.
  • Rritja e bashkëpunimit ndërmjet institucionit të Prefektit, Degëve territoriale dhe Bashkive  si institucione ligjzbatuese.
  • Përmirësimi i standarteve të bashkëpunimit dhe gadishmërise me qëllim menaxhimin e Emergjencave Civile dhe krizave në Qarkun Durrës.
  • Koordinimi i punës për çështje të zhvillimit urban, turizmit dhe mbrojtjes së mjedisit për Qarkun Durrës.
  • Zbatimi i ligjit në të gjitha hallkat e veprimtarisë së institucionit të Prefektit.
  • Rritja e gamës dhe cilësisë së bashkëpunimeve dhe koordinimit të veprimtarive me institucionet publike qendrore e lokale si dhe me operatorët privatë dhe shoqërinë civile.
  • Ngritja e kapaciteteve të punonjësve në të gjitha hallkat e Institucionit te Prefektit.
  • Zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik i rajonit e sidomos në drejtim të sektorit të turizmit, mbrojtja e mjedisit dhe implementimi i nismave për zgjerimin e sipërfaqeve të gjelbëruara.

 Gjatë Analizës u bë dhe përcaktimi i objektivave  për vitin 2018

  • Ndjekja e problemeve në qark, në ekuilbër të plotë dhe ndarje sa më të qartë të përgjegjësive me qeverisjen vendore.
  • Përforcimi i urave lidhëse mes institucionit të Prefektit dhe komunitetit me qëllim rritjen e cilësisë së shërbimeve ndaj qytetarëve.
  • Ndjekja, monitorimi dhe koordinimi i punës së Task Forcës vendore në aksionin për pastrimin e rrjetit të ujësjellësit nga lidhjet e paligjshme, për pajisjen e subjekteve me matës, për mbledhjen apo trajtimin në vazhdim të detyrimeve të prapambetura, rritjen e arkëtimeve në nivele jo më pak se normat e lejuara duke minimizuar sa më shumë humbjet në këtë fushë.
  • Me synimin për të arritur një turizëm gjithëvjetor, këtë vit do të rritet mobilizimi i të gjithë aktorëve publik dhe privat që merren me turizmin. Kjo në funksion dhe mbështetje të Komitetit Rajonal të Turizmit që drejtohet nga Prefekti dhe Task Forcave të ndryshme që funksionojnë në këtë drejtim.
  • Në vazhdim të reformave të rëndësishme në arsim do të punohet  për një sistem arsimor efiçent, i cili krijon mundësi të barabarta për shkollim cilësor të të gjithë fëmijëve, pavarësisht origjinës, gjinisë, vendbanimit dhe të ardhurave. Gjatë këtij viti do të vazhdojë puna jonë në zbatim të Urdhërit tre ministror “Identifikimin dhe Regjistrimin në shkollë të të gjithë fëmijeve të moshës së detyrimit shkollor”. Në drejtim të arsimit një vëmendje do ti kushtohet problematikës infrastrukturore të shkollave në qarkun Durrës.
  • Ndjekja e çështjeve dhe problematikave të mjedisit, kryesisht në drejtim të mbetjeve urbane, venddepozitimeve, pikave të nxehta të ndotjeve në të gjithë territorin e qarkut, aksioneve të pastrimit dhe gjelbërimit në bashkëpunim me Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit si dhe të gjithë aktorëve vendor.
  • Parandalimi dhe shkatërrimi i ciklit të kultivimit të kanabisit që në fillesën e tij, në zbatim të Vendim të Këshillit të Ministrave Nr. 248, datë 29.3.2017 Për miratimin e Planit të Veprimit kundër Kultivimit dhe Trafikimit të Kanabisit 2017 –2020”.
  • Luftë pa kompromis kundër trafikimit të qenieve njerëzore nëprmjet forcimit të rolit të Komitetit Rajonal Antittrafik dhe zbatimit të Planit të Veprimit të KRAT për vitin 2018.
  • Përmirësimi i standarteve të strukturës të Emergjencave Civile në Qark, bashkëpunimit dhe gadishmërise me qëllim menaxhimin e Emergjencave Civile dhe krizave  në Qark.