Sot Datë 13.02.2018 në Institucionin e Prefektit të Qarkut Durrës u zhvillua Analiza Vjetore e KRAT (Komitetit Rajonal Antitrafik).

February 13, 2018

Sot në Institucionin e Prefektit të Qarkut u zhvillua Analiza Vjetore e KRAT (Komitetit Rajonal Antitrafik). Koordinatori i Përgjithshëm Z. Shyqyri Ballgjini në rolin e Kryetarit të tryezës teknike  bëri një përmbledhje të raportit vjetor.  Ky raport vjetor përmbante informacion si për arritjet, problematikat e hasura në zbatimin e objektivave të parashikuara në Strategjinë kundër Trafikimit të Personave, ashtu dhe për sfidat në gjetjen e zgjidhjeve  për zhdukjen e këtij fenomeni i cili është hartuar mbi bazën e një angazhimi maksimal të strukturave anëtere, informacioneve dhe punës  vjetore të përbashket. Raporti është produkti i një pune në grup, ku pa informacionin e marrë nga të gjithë aktorët e përfshirë, nuk do të kishim këtë pamje të qartë të veprimeve të ndërmarra, jo vetëm në drejtim të luftës  por  dhe në drejtim të parandalimit të trafikimit të qënieve njerëzore. Të gjitha arritjet në fushën e trafikimit dhe progresi i bërë në këtë drejtim kanë pasur mbështetjen e vazhdueshme të Institucionit të Prefektit të Qarkut, i cili  ka koordinuar punën në nivel rajonal, dhe ka vendosur si një nga prioritetet e misionit të tij  adresimin e të gjithë problematikave për zgjidhjen dhe parandalimin e këtij fenomeni.

Gjatë diskutimit strukturat u përqëndruan në këto aspekte:

 

  • Analiza e rezultateve të vitit të kaluar.
  • Prezantimi i planit të veprimit për vitin 2018 dhe pasurimi i tij me vërejtje dhe sygjerime.
  • Situata aktuale dhe problematikat kryesore.
  • Objektivat dhe rekomandimet për vitin 2018.

Një vëmëndje të veçantë në këtë takim mori problemi i fëmijeve në situatë  rruge i cili në muajt e verës përbën një shqetësim për komunitetin tonë. Bashkia Durrës po përpiqet për ngritjen e një qëndre ditore për dhënien e shërbimeve ndaj këtyre fëmijëve. Gjithashtu u diskutua për organizimin e një takimi me NJMF-të (Njësite e Mbrojtjes së fëmijëve) në Bashkitë nga të cilat vijnë këta fëmijë. Në fund të takimit u miratua plan-veprimi i luftës kundër trafikimit të personave për vitin 2018, si dhe u përcaktuan objektivat që konsistojnë në këto aspekte:

 

  • Luftë pa kompromis kundër trafikimit të personave.
  • Rritje e numrit të identifikimit të viktimave të trafikimit.
  • Mbrojtja dhe rehabilitimi i tyre nëpërmjet forcimit të rolit të KRAT-it.
  • Parandalimi dhe ndërgjegjësimi nëpërmjet aktiviteteve sensibilizuese.
  • Të këtë një dimension te ri dhe forma te reja duke përfshire dhe mediat lokale.
  • Në veçanti mbrojtja e fëmijëve nëpërmjet rritjes së interesimit të të gjithë grup moshave, prindërve, mësuesve, edukatorëve, personelit mjekësor për shmangien e rriskut të trafikimit të fëmijëve dhe dhunës në familje.
  • Të forcojmë bashkëpunimin dhe rolin e KRAT-it me strukturat tona në zonat problematike, me grupet multidisiplinare në Krujë dhe Shijak duke organizuar një seminar me eksperiencat më të mira.