Dt.1.2.2018 Prefekti i Qarkut Durrës Z. Roland Nasto pati kënaqësinë të priste në një vizitë senatin e nxënësve të ciklit 9-vjeçar të Kolegjit “Turgut Özal”,

February 1, 2018

Dt.1.2.2018  Prefekti i Qarkut Durrës Z. Roland Nasto  pati kënaqësinë të priste në një vizitë senatin e nxënësve të ciklit 9-vjeçar  të  Kolegjit  “Turgut Özal”, të shoqëruar nga Drejtori i këtij Kolegji z.Tuncer Tiryaki  dhe stafi i tij,  Prefekti  takoj vajza dhe djem që studiojnë në këtë Kolegj me të cilët shkëmbeu një bisedë miqësore si dhe u informua mbi kushtet dhe mënyrën e zhvillimit të mësimit. Qëllimi i takimit ishte për të diskutuar dhe bashkëpunuar për zgjidhjen e problemeve kryesore të cilat shqetësojnë komunitetin e nxënësve si: mjediset publike dhe aktorët që duhet të bashkëpunojnë me shkollën dhe jo vetëm.

 

 

Shqetësimet e ngritura nga nxënësit  kishin të bënin kryesisht  me infrastrukturën në ambjentet përrreth shkollës.  Përgjatë diskutimit me nxënësit, Prefekti i sqaroi ato se disa nga këto problematika kanë marrë rrugën e zgjidhjes nëpërmjet investimeve që po realizohen nga qeveria Shqiptare dhe Bashkia Durrës.  Ndër të tjera ai theksoi rëndësinë që ka roli i shkollave jo vetëm në ngritjen e problematikave të tilla, por edhe në rritjen e përgjegjësisë dhe pjesmarje aktive për t’iu bashkuar  realizimit e promovimit të  nismave vullnetare në dobi të komunitetit. Bashkëbisedimi kaloi në një frymë të këndëshme dhe mjaft miqësore, gjithashtu nxënësit u njohën nga afër dhe me ambjentet e Institucionit të Prefektit.