Dt 26.01.2018, Prefekti i Qarkut Durrës Z. Roland Nasto, organizoi takimin ku morën pjesë: Zëvëndës Kryeministria Znj.Senida Mesi, Zëvëndës Ministri i Mjedisit dhe Turizmit Z.Hajrulla Çeku. Z.Arben Skënderi Drejtor i Përgjithshëm i Infrastrukturës dhe Energjitikës, Drejtorë të Degëve Territoriale dhe Njësive të Vetëqeverisjes Vendore Durrës. Kjo mbledhje u fokusua në tre çështje kryesore:

January 26, 2018

Dt 26.01.2018, Prefekti i Qarkut Durrës Z. Roland Nasto, organizoi takimin ku morën pjesë: Zëvëndës Kryeministria Znj.Senida Mesi, Zëvëndës Ministri i Mjedisit dhe Turizmit Z.Hajrulla Çeku. Z.Arben Skënderi Drejtor i Përgjithshëm i Infrastrukturës dhe Energjitikës, Drejtorë të Degëve Territoriale dhe Njësive të Vetëqeverisjes Vendore Durrës. Kjo mbledhje u fokusua në tre çështje kryesore:

  • AKSIONIN KOMBËTAR GJITHËPËRFSHIRËS ME QËLLIM MIRËADMINISTRIMIN E UJIT DHE DHËNIES FUND ABUZIMIT DHE SHPËRDORIMIT TË TIJ.

 

Prefekti i Qarkut Z. Nasto vuri theksin fillimisht në monitorimin dhe verifikimin e  kontratave të ujit me punonjësit e administratës e më pas në fokus të ndërhyrjeve do të jenë institucionet publike dhe shoqëritë tregtare me kapital shtetëror. U diskutua mbi objektivat kryesor që duhet të arrihen.

Hapat që do të ndërmerren:

Taktika e përgjithshme që do të përdoret.

Indikatorët e performancës së Aksionit gjatë vitit 2018.

Ecuria për periudhën 01.01.2018-23.01.2018 Janar 2018.

Situata në Raport me Institucionet dhe  degët Territoriale.

Reforma në sektorin e furnizimit me ujë të pijshëm, grumbullimit, largimit dhe trajtimit të ujrave të ndotura është një nga prioritetet e Qeverisë Shqiptare për mandatin qeverisës 2017–2021. Reforma është komplekse dhe ka në strukturën e saj disa komponentë duke filluar nga përmirësimi i legjislacionit, ristrukturimit institucional, mirëadministrimit të aseteve, rritjes së kapaciteteve të burimeve njerëzore, ndërtimit të mekanizmave të qëndrueshmërisë financiare, sikurse dhe garantimit të investimeve eficiente dhe produktive. Në takim ka folur mbi rëndësinë e këtij aksioni edhe Arben Skënderi, Drejtor i Përgjithshëm i Infrastrukturës dhe Energjitikës. U kërkua që aksioni të shoqërohej me një plan masash për reformimin e sektorit deri në vitin 2021.

  • AKSIONI MBARËKOMETAR “PASTRIM DHE GJELBËRIM

 

Nisma “Pastrojmë Shqipërinë”, e iniciuar nga Kryeministri i Shqipërisë dhe Ministri i Turizmit dhe Mjedisit është një nismë mbarëkombëtare që përfshin një periudhë 6-mujore (24 nëntor 2017 – 24 maj 2018).  Ky aksion është aktualisht në fazën e parë të tij, për të kaluar më pas në fazat e tjera të tij

 

Në kuadër të këtij aksioni u përcaktua:

  • Identifikimi i të gjithë vend depozitimeve të ligjshme dhe të paligjshme të mbetjeve brenda njësive
  • Sondazh topografik i vend depozitimit të mbetjeve/harta shkalla 1:1000.
  • Pozicioni gjeografik  të vend depozitimeve mundësisht në sistemin GIS (Geografic information System)
  • Të dhëna demografike që kanë impakt për vend depozitimin
  • Pikat e nxehta në qytetin e Durrësit

 

  • ZV/KRYEMINISTRJA E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, SENIDA MESI KA QENË E PRANISHME DITËN E SOTME NË TAKIMIN E ZHVILLUAR ME KËTË RAST. MESI KA VËNË THEKSIN NË NJË SËRË REFORMASH QË DO TË NDËRMERREN NË QYTETIN BREGDETAR.

 

Kryefjala e Mesit në takim ka qenë, të vazhdojmë të mbajmë premtimin e dhënë në kuadër të planit ambicioz të bashkëqeverisjes me qytetarët dhe lehtësimin e marrëdhënies së qytetarëve me Administratën Publike, duke ofruar shërbime më efiçente, të shpejta, Të mos harrojmë,  ky është një hap i rëndësishëm përpara në kuadër të zotimit të qeverisë shqiptare për rindërtimin nga themelet të marrëdhënies së shtetit me qytetarin, gjithmonë në favor të këtij të fundit. Reforma e ujit dhe aksioni i pritshëm lidhur me të. Zv/kryeministrja Mesi ka sjellë në vëmendje shumë abuzime me ujin duke vënë theksin tek dëmi ekonomik që kanë sjellë për UKD-në lidhjet e paligjshme. Ajo kërkoi nga të gjithë drejtuesit e institucioneve dhe drejtorive në Durrës të raportojnë pranë Task-Forcës për të gjithë punonjësit e administratës që nuk kanë lidhur ende kontratë me UKD-në. Si detyrë kryesore për administratën në të ardhmen, Mesi u ndal edhe në aksionin e gjelbërimit dhe shërbimit pyjor, për të shtuar sipërfaqet e gjelbërta dhe për të mirëmbajtur e mos dëmtuar ato ekzistuese. Ajo theksoi se duhet të mbillen 20 milion pemë deri në vitin 2020.. Një ndër detyrat kryesore që del para administratës theksoi zv/kryeministrja është regjistrimi i pronës.