Datë 18.01.2018 Prefekti i Qarkut Durrës z. Roland Nasto organizoi një takim ku morën pjesë përfaqësues nga Inspektoriati Shtetëror i Mjedisit dhe Pyjeve Durrës, Inspektoriati i Shëndetësisë Durrës, Specialistë të pyjeve dhe mjedisit nga Bashkia Durrës dhe Krujë si dhe Policia Pyjore Durrës. Në kuadër të ekzekutimit të urdhërit të Ministrit të Turizmit dhe Mjedisit Z.Blendi Kolosi për një Shqiperi të pastër.

Datë 18.01.2018  Prefekti i Qarkut Durrës z. Roland Nasto organizoi një takim ku morën pjesë përfaqësues nga Inspektoriati Shtetëror i Mjedisit dhe Pyjeve Durrës, Inspektoriati i Shëndetësisë Durrës, Specialistë të pyjeve dhe mjedisit nga Bashkia Durrës dhe Krujë si dhe Policia Pyjore Durrës. Në kuadër të ekzekutimit të urdhërit të Ministrit të Turizmit dhe Mjedisit Z.Blendi Kolosi për një Shqiperi të pastër. Në fjalën e tij Prefekti theksoi se ky aksion do të ketë një atribut të veçantë, do të përcaktohen në mënyrë të detajuar të gjitha pikat e nxehta të ndotjes në qark për të cilat do të hartohen planet e veprimit. Këto plane do të pasohen nga krijimi i një plani të përbashkët si dhe do të punohet fort për realizimin e tij me sukses.Vëmëndje e veçantë do ti kushtohet shtretërve të lumenjve, përrenjve, rrugëvë dhe urave. Një pikë tjetër e rëndësishme që paraqet problematikë janë dhe pikat e grumbullimit të makinave, guroret dhe furrat e pjekjes së gëlqeres. Duhet bërë përcaktimi dhe evidentimi i tyre në hartat përkatësë të cilat do të paraqiten në Ministri. Gjithashtu në përmbushje të këtij misioni do të përcaktohen dhe pikat e mbjelljes së pemëve të cilat kontribuojnë në mënyrë efektive për zhvillimin e qëndrueshëm, nëpërmjet sigurimit të mirëqenies njerëzore dhe krijimin e një mjedisi të shëndetshëm. Sigurimin e vemëndjes, mirëmbajtjes dhe kujdesit të vazhdueshem. Prefekti beri thirrje për ndërgjegjësimin dhe  rritjen e shkallës së  përfshirjes, me qëllim implementimin e suksesshëm të kësaj nisme. Hallka e lidhjes dhe bashkpunimit midis kuadrit implementues dhe spektrit monitorues do të jetë suksesi i këtij aksioni,