Prefekti i Qarkut Durrës Z. Roland Nasto organizoi takimin e rradhës, ku mori pjesë Rektorja e Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës Prof. Dr. Kseanela Sotirofski së bashku me stafin e saj akademik. Fokusi i këtij takimi ishte forcimi i partneritetit në zhvillim të mjedisit dhe turizmit.

January 17, 2018

Prefekti i Qarkut Durrës Z. Roland Nasto organizoi takimin e rradhës, ku mori pjesë Rektorja e Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës Prof. Dr. Kseanela Sotirofski së bashku me stafin e saj akademik. Fokusi i këtij takimi ishte forcimi i partneritetit në zhvillim të mjedisit dhe turizmit. Koordinimi i punëve dhe problematikat lidhur me të, në drejtim të ngritjes dhe forcimit të kapaciteteve logjistike, në ekzekutim të politikave mjedisore për një “Shqipëri sa më të pastër” të iniciuara nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit.

Aksioni  do të  ketë  në  fokus  të  tij, jo vetëm ndërhyrjet  konkrete  me qëllim pastrimin e brigjeve të lumejve, mbjelljen e pemeve  në qark, por  njëkohësisht ai do të paraprihet nga një fazë studimore  e cila do të nxjerë në pah problematikat që lidhen me situatën aktuale. Rektorja e  Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës Prof. Dr. Kseanela Sotirofski ofroi mbështetjen e saj të plotë institucionale  e cila  do të  bazohet në  bashkëpunim për zbatimin me sukses  të  këtij projekti, Ky aksion do të realizohet  në partneritet dhe  bashkëpunim me të gjithë institucionet të cilat ushtrojnë aktivitetin e tyre në qark. Një nga objektivat e rëndesishëm të  këtij aksioni ka të bej me ndërgjegjësimin dhe  rritjen e shkallës së  përfshirjes, me qëllim implementimin e suksesshem  të tij në sigurimin e vemendjes ,mirëmbajtjes dhe kujdesit të vazhdueshem. Prioritet i kësaj inisiative është bashkëpunimi me qëllim hartimin e një plani strategjik të përbashkët që do të synojë ngritjen dhe frocimin e strukturave në përputhje me politikat mjedisore. Kjo inisiative do ti shërbeje forcimit e konsolidimit të mëtejshëm dhe rritjes së performances dhe njëkohësisht zbatimit me korrektesi e përmbushjes me sukses të standarteve dhe kërkesave të përcaktuara nga Kryeministri në nivel Rajonal e më gjëre.