Dt. 16.1.2018 Prefekti i Qarkut Durrës Z. Roland Nasto pati kënaqësinë të priste në një vizitë në ambjentet e institucionit të tij, Kryesinë e Organizatës së Veteranëve të LANÇ-it.

Dt. 16.1.2018  Prefekti i Qarkut Durrës Z. Roland Nasto pati kënaqësinë të priste në një vizitë në ambjentet e institucionit të tij, Kryesinë e Organizatës së Veteranëve të LANÇ-it. Takimi u fokusua në parashtrimin  dhe saktësimin e disa problematikave duke kërkuar vendosjen e piketave për përmirësimin e punës, vendosjen e urave të bashkëpunimit ndërmjet aktorëve që ushtrojnë veprintarinë e tyre në Qark. Në fjalën e tij Prefekti i Qarkut z. Nasto ofroi kontributin dhe interesin e tij të plotë në vazhdimësinë e punës në mbrojtjen e vlerave, simboleve dhe objekteve. Të gjithë duhet të njohim dhe të nderojmë sakrificat dhe përpjekjet e shqiptarëve dhe mbi të gjitha veprën e madhe të partizanëve, respekt për të gjithë ata që sakrifikuan ndër vite për pavarësine e vendit. Prefekti në fund të fjalës së tij, garantoi mbështetje të mëtejshme ndër institucionale në mbarvajtjen e  misionit të tyre fisnik.