Prefekti i Qarkut Durrës Z. Roland Nasto së bashku me stafin e tij, përfundoj takimin me Drejtorinë e Ujësjellës Kanalizime Durrës në kuadër të fazës së dytë të aksionit të mirëadministrimit të ujit.

Prefekti i Qarkut Durrës Z. Roland Nasto së bashku me stafin e tij, përfundoj takimin me Drejtorinë e Ujësjellës Kanalizime Durrës në kuadër të fazës së dytë të aksionit  të mirëadministrimit të ujit. Në këtë takim u bë një panoramë e përgjithshme për gjëndjën aktuale gjithashtu u bë dhe vlerësimi i situates në lidhje  me  masat e marra në Qark. U planizua  puna e përbashkët për javët në vazhdim  dhe  bashkërendimi i veprimeve për realizimin e objektivave. U kërkua gadishmëri absolute dhe bashkëpunim ndërmjet të gjithë institucioneve. Si rezultat i masave të marra dhe planeve të veprimit nga strukturat përkatëse është vënë re një rritje e ndjeshme e arkëtimeve, lidhjeve të rëja dhe vendosjes së sahatëvë matës të ujit. Në fjalën e tij Prefekti i Qarkut vuri theksin në monitorimin intensiv të arkëtimeve  mujore  në vazhdimsi të daministratës së Degëvë Territoriale që ushtrojnë veprimtarinë në Qark dhe kontrollit të bizneseve. Në mbyllje të këtij takimi u shpreh bindja se në sajë të një pune këmbëngulëse me përkushtim dhe bashkëpunim nga të gjithë strukturat e përfshira do të arrihen objektivat e vendosur.