Hapja e aksionit kombëtar “Pastrojmë Shqipërinë që duam” në Qarkun Durrës nga Prefekti i Qarkut gjatë dt, 22-23.12.2017

January 5, 2018

Më datën 22.12.2017 Prefekti i Qarkut Durrës Z.Roland Nasto mori jesë në hapjen së aksionit kombëtar “Të pastrojmë Shqipërinë që duam” dhe nismës së Kryeministrit të “Vitit Mbarëkombëtar të Skëndërbeut” Më datë 19.12.2017 në hotel ”Tirana” u zhvillua takimi për planin dhe rikonicionin e këtij operacioni  nën drejtimin e Ministrit të Turizmit dhe Mjedisit.Në këtë operacion  morën pjesë; Administrata e  Ministrisë se Turizmit  dhe Mjedisit, Ministrisë së kulturës, Bashkitë Tiranë, Durrës, Krujë, Degët Territoriale të Qarkut Durrës, përfaqësues të shoqërisë civile e vullnetarë. Në kuadër  të kësaj fushate  sensibilizuese të gjithë së bashku për një mjedis të pastër dhanë kontributin e tyre në forca punëtore dhe mjete strukturat e mëposhtëme.

Pjesmarja:

 

  • Bashkia Tiranë:                         150 forca dhe 10 mjete.
  • Bashkia Durrës:                         70 forca dhe 8 mjete.
  • Bashkia Krujë:                            60 forca dhe 7 mjete.
  • Degët Territoriale Durrës :          30 forca dhe 5 mjete.
  • Forcat e armatosura:                  100 forca dhe 8 mjete.
  • Vullnetatë:                                  10 forca
  • Administrata:                               30 forca

 

Ndarja e punëvë sipas sektorëve:

1.Bashkia Tiranë: Rruga e Rinasit, ura në afërsi të Vila Park dhe ura e Gjoles.

2.Bashkia Durrës dhe Degët Territoriale të Qarkut Durrës: Ura e përroit të Tiranës dhe ura e Lumit të Tiranës .

3.Forcat e Armatosura: Ura në afërsi të Vila-Park  dhe ura e Gjoles.

4.Bashkia Krujë:  Aksi i rrugës Fushë Krujë-Krujë.

5.Administrata e Ministrisë së Kulturës: Kalanë e Krujës.

Aksioni në ditën e parë dha rezultate të dukshme të cilat janë premtuese për perfundimin e tij me sukses ditën e dytë.

Në ditën e dytë të aksionit sensibilizues dt 23.12.2017, të gjithë së bashku për një mjedis të pastër dhanë kontributin e tyre në forca punëtore dhe mjete strukturat e mëposhtëme:

  1. Bashkia Tiranë, pesëdhjete forca dhe pesë mjete.
  2. Bashkia Durrës, shtatëdhjetë forca dhe tetë mjete.
  3. Bashkia Krujë tridhjetë forca dhe pesë mjete.
  4. Administrata e Ministrisë Turizmit e Mjedisit, tridhjetë forca dhe dy mjete.
  5. Administrata Rajonale e Monumenteve të Kulturës, tridhjetë forca një mjet.
  6. Forcat e Armatosura, pesëdhjetë forca gjashtë mjete.
  7. Degët Teritoriale të Qarkut Durrës tridhjetë forca dhe pesë mjete.
  8. Nxënësit e shkollave të Bashkisë Krujë 250 forca.

 

Në përfundim të aksionit u pastruan akset rrugore Kashar-Rinas, Fushë Krujë -Krujë.

U pastruan nga plehrat të dy anët e urave rreth 100 metra mbi lumin e Tiranës, ura në afërsi të Vila Park dhe ura e Gjoles.

Gjithashtu u mbollën 100 pemë dekorative dhe 300 fidan pishe.