“Të pastrojmë Shqipërinë që duam”

Në takimin e organizuar në shkollën e mesme profesionale “Beqir Çela”  në  bashkëpunim dhe në mbështetje të “Green Line Albania“ për sensibilizimin dhe pjesmarrjen në aksionin “Të pastrojmë Shqipërinë që duam” të datës 24 Nëntor.

Në kuadër të këtij aksioni Institucioni i Prefektit organizoi takime ndërgjegjësuese me nxënës dhe mësues të shkollave të qytetit të Durrësit duke diskutuar me të rinjtë dhe mësuesit për rëndësinë e mbrojtjes së mjedisit, kontributin në komunitët dhe vullnetarizmit.

Po kështu në bashkëpunim me strukturat vendore dhe Organizatën Green Line Albania u bë evidentimi dhe listimi i zonave të ndotura në qarkun Durrës të cilat kishin nevojë për ndërhyrje. U bë e mundur sigurimi i logjistikës për transportin e mbeturinave në ditën e aksionit; u bë e mundur koordinimi i punës me Degët territoriale në mënyrë të veçantë me DAR Durrës në angazhimin e armatës së nxënësve në këtë aksion.