Muaji i luftës kundër Trafikimit të Personave

December 7, 2017

[metaslider id=349]

Në kuadër të muajit të Luftës kundër Trafikimit të Personave, zv/ministri i Brendshëm/Koordinatori Kombëtar për Çështje të Luftës kundër Trafikimit të Personave në bashkëpunim me Organizatën Ndërkombëtare për Migracionin (IOM), dhe nën kujdesin e Prefektit te qarkut z.Emiljan Jani zhvilluan një takim me anëtarët e Komitetit Rajonal Antitrafik dhe të Tryezës Teknike, si dhe aktorë të tjerë antitrafik të qarkut tonë , me temë “Takim informues për sensibilizimin, ndërgjegjësimin dhe koordinimin e aktiviteteve gjatë Fushatës Kombëtare Antitrafik”
Morën pjesë zv/ministri i brenshshem dhe KKA zj. Rovena Voda, përfaqësues të IOM , antarët e KRAT dhe Tryezës Teknike dhe përfaqësues nga OJF në qark. Në fjalën e tij Prefekti I qarkut z.Jani duke ju referuar urdhërit të ri të Kryeministrit nr 6 datë 26/1/2017 dhe rregullores për funksionimin e KRAT-it,vuri në dukje rëndësinë e Strategjisë për Trafikimin e Personave si dhe të aktiviteteve sensibilizuese dhe ndërgjegjësuese që po zhvillohen në qarkun tonë këtë muaj.
KKA zj.Rovena Voda në fjalën e saj falenderoi punën e mirë që është bërë nga KRAT Durrës gjatë këtyre viteve si një nga qarqet me rezultate pozitive në luftën për trafikimin, duke theksuar së çelësi i suksesit të kësaj strategjie qëndron në bashkrendimin dhe koordinimin e punës midis të gjithë aktorëve pjesmarrës.
Në pjesën e dytë të këtij takimi u zhvillua një ëorkshop ku u diskutua rreth identifikimit të viktimave të trafikimit, migracionit të parregullt, rolit të shkollës në parandalimin e trafikimit dhe të migracionit të parregullt, etj.
Aktivitetet sensibilizuese do të vazhdojnë gjatë gjithë muajit tetor.

December 2017
M T W T F S S
« Sep   Jan »
 123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031