Prefekti i Qarkut Durrës z. Emiljan Jani zhvilloi një takim pune me drejtues të Drejtorisë së Policisë së Shtetit, Policisë Kufitare dhe Migracionit

[metaslider id=392]

Prefekti i Qarkut Durrës z. Emiljan Jani zhvilloi një takim pune me drejtues të Drejtorisë së Policisë së Shtetit, Policisë Kufitare dhe Migracionit, përfaqësues të Institucionit te Bashkisë Durrës, Shijak dhe Krujë, përfaqësues të Tatimeve, Ujësjellës Kanalizimeve, Inspektoriatit Shtetëror Shëndetësor, etj. Ky takim u realizua nisur dhe nga takimi i zhvilluar në Ministrinë e Brendshme me Ministrin z. Fatmir Xhafaj dhe Ministrin e Turizmit dhe Mjedisit z. Blendi Klosi për analizën e sezonit turistik 2017. Në këtë takim Ministri Xhafa theksoi rëndësinë që duhet të ketë sektori i turizmit dhe mjedisit në zhvillimin ekonomik të vendit, dhe jetën sociale të vendit. Prandaj sektori i turizmit kërkon vëmendjen dhe angazhimin e të gjitha strukturave që në këtë momente, duke analizuar të gjitha problematikat e dala përgjatë sezonit turistik 2017 si dhe duke hartuar plane masash konkrete që në këto momente, në mënyrë që sezoni i ardhshëm turistik 2018 të na gjej në kushtët sa më optimale për një turizëm cilësor dhe të standartizuar.
Kjo ishte edhe kryefjala e Prefektit të Qarkut Durrës z. Jani në këtë takim, duke nënvizuar dhe faktin që të gjithë strukturat që në këtë momente duhet të veprojnë dukë analizuar punën e tyre, problematikat e dala gjatë këtij sezoni, duke hartuar planet e masave konkrete për punën dhe detyrat që dalin për sezonin e ri 2018, si dhe duke paraqitur dhe propozimet e tyre konkrete në lidhje me cdo problematikë që kërkon angazhimin e strukturave të tjera apo edhe të qeverisë shqiptare për ndryshimet e nevojshme, si në aspektin ligjor ashtu edhe në bashkëpunimin dhe koordinimin praktik të strukturave lokale.

September 2017
M T W T F S S
 123
45678910
11121314151617
18192021222324
252627282930